Rreth Saponando

Saponando Albania
Saponando Albania është përfaqësues zyrtar i markës Saponi&Più me qendër në Itali, e specializuar në prodhimin dhe shitjen e detergjenteve për përdorim familjar dhe profesional. Produktet Saponando janë pa nikel dhe të biodegradueshme 90%.

Saponi&Più është lider në sektorin e detergjentëve me rubinet në Itali, i pranishëm në Ballkan dhe Europë.

Saponi&Più e vë theksin tek disa elementë bazë që e karakterizojnë dhe e dallojnë nga të tjerët, të cilët janë:

– Cilësi shumë e lartë;
– Çmime konkuruese;
– Produkte të biodegradueshme dhe antialergjike;
– Mundësi personalizimi;
– Respekt ndaj natyrës, duke ulur konsumin e tepruar të plastikës.

Linjat që ne trajtojmë:

Linja Familjare – përfshin të gjithë gamën e produkteve për shtëpinë (detergjent për rroba të bardha dhe me ngjyrë, zbutës rrobash, detergjent enësh, zgrasatore, larës xhamash dhe sipërfaqesh të tjera, detergjent për dyshemenë, sapun i lëngshëm duarsh, etj.);

Linja Profesionale – Detergjentë, të studiuar dhe të prodhuar për një përdorim ekskluzivisht profesional, super të përqëndruar.